Nathalie Marin lind ne France (Chavanay, Loire). Në vitin 1999 përfundon Master në “Akademinë Mbretërore të Danimarkës” në Kopenhagë. Në vitin 1998 eshte asistent dirigjent e Maestros Michel Tabachnik (1994 deri më 1999) në Skandinavi ne Operën Mbretërore Daneze në Kopenhagë.

 Aktiviteti i saj shtrihet kryesisht në Evropë dhe Amerikën Latine. dhe aktualisht eshte dirigjente stabel e Mersin State Opera (Turqi) dhe dirigjente e ftuar e Orkestres Sinfonike te Teatrit "Alicia Alonso" ne Havane (Kube). Nathalie Marin ka qene dirigjente stabel e Orkestres Filarmonike te Kosoves ne 2016.  Nga viti 2011 deri më 2013 ajo eshte drejtoreshë artistike e Orkestrës Simfonike Kombëtare të Ekuadorit ndërsa nga viti 1991 deri më 2010, drejtoreshë artistike e orkestrës "Ensemble Orchestra de l’Isère" (Francë).

 Si dirigjente e ftuar, Nathalie Marin ka dirigjuar Filharmoninë e Brukselit, Orkestrën Simfonike të Thuringenit (Gjermani), Filharmoninë e Nicës, Orkestrën Simfonike të Kanës (Francë), Orkestrën Simfonike të Voralbergut (Austri), Orkestrën Simfonike të Kilit, Orkestrën Filharmonike të Mendozës, Orkestrën Akademike të qytetit të Kolonit (Argjentinë),  Orkestrën Simfonike të Universitetit të Guanajuatos (Meksikë), Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, dhe gjithashtu në Teatro të rëndësishëm si La Fenice (Venecie, Itali), Shangai (Kinë), Bregenz Festspielhaus (Austri) dhe në Indi (Mumbai, Goa, Shandigarh, Kalkutë, Bangalore, Madras, Pune).

Një pjesë e karrierës së Nathalie Marin zhvillohet ne repertorin operistik: Madama Butterfly, Tosca, Carmen me Orkestrën e Operës së Krakovit (Poloni), Le Nozze di Figaro dhe La Bohème me Orkestrën e Operës Rusé (Bullgari) me të cilën ishte në turne në Francë, “Une regrettable histoire” nga Georges Delerue e realizuar në bashkëpunim me "Ensemble Orchestral de l’Isère", Cosi fan tutte me “Pasdeloup Symphonic Orchestra” në Paris , Falstaff në  “Teatro Mancinelli” në Orvieto (Itali),  Die Dreigroschenoperby Kurt Weill në teatrot e  Livornos, Pizës dhe Lukas, Il canto dell’ amore trionfante nga Paolo Coletta në Teatrin "Coccia" në Novara të Italisë (premierë botërore).

Incizimet e dirigjentes Nathalie Marin përfshijnë vepra si "Peter and the wolf (Peteri dhe ujku)" nga Serge Prokofiev dhe "Carnaval des animaux (Karnevali i kafshëve)" nga Camille Saint Saens me "Ensemble Orchestral de l’Isère". Gjatë periudhes si Drejtoreshe Artistike e Orkestrës Simfonike Kombëtare të Ekuadorit, ajo ka incizuar vepra nga Debussy, Ravel, Satie, dhe muzikë flamengo me kitaristin Serge Lopez, "Cuentos Ecuatorianos" për fëmijë nga E. Florencia, "Divertimento" nga E. Guevara dhe koncert për obo nga B. Blauth.